28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një ekip qeveritar për vizitë në Zvicër për tu njohur me modelin zviceran të mësimit përmes punës

Zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Koço Angjushev, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi qëndrojnë për vizitë pune në Zvicër ku njihen me përvojat zvicerane për arsim dhe trajnim profesional.

Siç kumton Kabineti i zëvendëskryeministrit, gjatë vizitës në Bern, që realizohet me ftesë të Qeverisë së Zvicrës, ata do të takohen me Martina Hirajma, sekretare shtetërore e arsimit, hulumtimeve dhe inovacioneve dhe me zëvendës sekretaren shtetëror të Punëve të Jashtme Kristina Martin Lang.

Delegacioni qeveritar do të ketë mundësi të njihet me modelin zviceran për mësimin e punës gjatë prezantimeve të cilat do të bëhen prej personave profesionalist në Sekretariatin shtetëror për hulumtime dhe inovacione në arsim, Konferencën zvicerane të ministrave të arsimit të kantoneve dhe Shoqata zvicerane e industrive të makinerisë dhe elektroteknike. .

Të fundit