10/08/2022
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një grua 46 vjeçe nga Jazhinca viktimë nga Kovid-19, rajoni me 11 raste të reja

Qendra për Shëndet Publik në Tetovë informon se për shkak të Kovid-19, viktimë është një grua 46 vjeçare nga Jazhinca, komunë e Jegunocës e cila gjithashtu kishte sëmundje kronike. Ajo është viktima e 26-të për shkak të virusit Kovid-19 në rajonin e Tetovës.

“Janë 11 raste të reja në hapësirën më të gjerë të Tetovës, gjashtë prej të cilave janë brenda komunës së Tetovës, tre në komunën e Jegunocës dhe nga një rast në Bogovinë dhe Zhelinë”, njoftoi Zorica Zafiroska, specialiste në epidemiologji pranë Qendrës për Shëndetin Publik.

Rajoni i Tetovës, tani ka gjithsej 312 raste të koronavirusit, 141 të shëruar dhe 146 janë akoma aktive. as/bs/

Të fundit