19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një grua e shëruar nga koronavirusi dhuron plazmë gjaku për imunitet te të sëmurët tjerë

Diana Berent paciente e saposhëruar nga koronavirusi, menjëherë pas karantinës është kyçur në luftën kundër pandemisë.

Në mes të marsit është zgjuar me temperaturë trupore prej 39 gradë Celsius, pas së cilës ka vijuar periudhë e rikuperimit në shtëpinë e saj në Long Ajlend, Nju-Jork, SHBA. Tani ajo është e para nga shteti i Nju-Jorkut e cila e ka fituar virusin, dhe e cila dhuroi anti trupa dhe proteina nga gjaku, që mund të shfrytëzohen si mbrojtje te njerëzit tjerë që ende luftojnë me sëmundjen.

Hulumtimet paraprake treguan se plazma e gjakut e pacientes së mjekuar gjegjësisht anti trupat e saj janë efektive në trajtimin e SARS dhe ebolës te pacientët tjerë.

Numri i të infektuarve në SHBA tejkaloi 236.000 persona, kurse numri i të vdekurve arrit 51.000 njerëz në mbarë botën. sn/

Të fundit