23/04/2024
6.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një i vdekur dhe tetë të lënduar në një fatkeqësi komunikacioni afër Strumicës

Në një fatkeqësi të rëndë komunikacioni që ndodhi mbrëmë në orën 18:45 në rrugën magjistrale Strumicë-Radovish, para udhëkryqit drejt fshatit Vasilevë, humbi jetën 34-vjeçari S.G. nga fshati Gradashorc. Më rëndë janë lënduar tre persona, përderisa më lehtë u lënduan pesë persona.

Në buletinin e sotëm policia informoi se në fatkeqësi morën pjesë automobili “opel astra” me targa të Shkupit, pronësi e personit juridik, ndërkaq drejtuar nga E.S. (55) nga Shkupi, në të cilin ka pasur 11 emigrantë nga Pakistani, automjeti i udhëtarëve “folksvagen pasat”, drejtuar nga S.G.(34), me bashkëudhëtarë S.G.(57), dhe dy persona nga fshati Gradashorc i Strumicës dhe automjeti “audi”, drejtuar nga D.K. nga Shkupi, me tre bashkëudhëtarë.

Shefi i Repartit kirurgjik pranë spitalit të Strumicës, Goshko Goshev deklaroi për MIA-n se për mjekim janë sjellë disa persona, prej të cilëve më rëndë është lënduar një emigrant i cili është dërguar për mjekim në Qendrën klinike në Shkup.

Sipas dëshmitarëve okularë, në automobilin “opel astra” ka pasur katër emigrantë të cilët kanë udhëtuar me shpejtësi të madhe. Duke i ikur policisë, së pari janë dneshur me automjetin “pasat” e më pas me auto mjetin tjetër “audi”, i cili ka kaluar pa pasoja më të mëdha, dhe rreth pesëdhjetë metra më pas doli nga rruga dhe u ndesh në një mur.

Disa nga të lënduarit janë nxjerrë me ndihmën e zjarrfikësve nga NJTZ Strumicë, të cilët kanë përdorur mjete të posaçme hidraulike.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kryen prokurori publik dhe ekipi nga SPB Strumicë dhe po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit. ab/

Të fundit