29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një këmbësor ka humbur jetën në magjistralen Shkup-Tetovë

Dje pasdite në ora 15:20 në MPB Shkup është raportuar se në magjistralen Shkup-Tetovë, në atarin e fshatit Arnakija, automjeti i pasagjerëve “Fiat” me targa të Serbisë, i drejtuar nga 49-vjeçari A.S. nga fshati Labunishtë i Strugës ka goditur 31-vjeçarin A.S nga fshati Jurumleri i Shkupit, njofton MPB.

“Këmbësori A.S ka ndërruar jetë nga plagët e marra në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen”, shton MPB.

Kontroll është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup.

Të fundit