25/06/2022
20.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një muaj paraburgim dhe një arrest shtëpiak për të dyshuarit për shitjen e parcelave të EVN-së

Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe u shqiptoi paraburgim gjashtë prej shtatë personave të akuzuar për rastin parcelat për EVN, midis të cilët edhe për dy ish drejtues në kompani, njofton Portalb.

“Para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup u arrestuan shtatë persona. Pas prononcimit të prokurorit publik dhe personat e dyshuar në prezencë të avokatëve të tyre, gjykatësi i procedurës paraprake, duke i vlerësuar faktet e prezantuara në propozim, solli vendime me të cilat pjesërisht e pranoi propozimin edhe të: I.G., M.M., D.T., O.T. dhe V.I. u shqiptoi masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa D.Q., i shqiptoi masë paraburgim shtëpiak, për shkak të ekzistimit të rrethanave të cilat tregojnë rrezik se do ta pengojnë hetimin me ndikim ndaj deshmitarëve, ekspertëve, bashëpjesëmarrësve ose mbuluesve”, kumtoi sonte Gjykata Themelore Penale Shkup.

Njëherit, gjykatësi e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe ka sjellë vendim me të cilin të akuzuarës i shqiptoi masë kujdesi.

Kundër këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë ankimimi para Këshillit penal të Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Përndryshe, personat e akuzuar mes vete janë familjar, ndërkaq dy prej tyre kanë qenë drejtorë në EVN. Të njëjtit janë të afërt me partinë VMRO-DPMNE. Ata dje janë ndaluar në stacion policor pasi Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.

Akuza ndaj tyre ka të bëjë në lidhje me blerjen e një tokës në Dellçevë. Ata kanë arritur që ta bindin pronarin e tokës private në Dellçevë që t’i blihet prona për një shumë të caktuar, e cila vlerësohet të jetë rreth 35.000 euro, por të pajtohen që në dokumente të qëndrojë se e dhuron falas. Por, pronën “e dhuruar”, për disa ditë ia kanë shitur EVN-së për 1.6 milion euro. Pasi paraprakisht të akuzuarit kanë bërë analiza të rrejshme se gjoja investimi është i pagueshëm.

Hetimi pas paraqitjes së EVN-së kulmoi më 11 nëntor të vitit 2021, kur Kuvendi duhej të diskutonte për interpelancën e qeverisë së Zaevit dhe kur u zhduk deputeti i Besës, Kastriot Rexhepi, i cili ishte nënshkruesi kryesor i kërkesës për shkarkimin e qeverisë. Në atë mëngjes herët janë bërë bastisje në shtëpitë e babait të deputetit të VMRO-DPMNE Jaulesk dhe në shtëpinë e Igor Gievskit, të cilët ishin drejtorë në EVN.

Policia Financiare ka hetuar nëse paratë nga kjo marrëveshje kanë përfunduar në parti dhe për qëllime partiake, sepse të gjithë të dyshuarit kanë qenë të lidhur me VMRO-DPMNE-në. Por këto dyshime nuk janë konfirmuar.

Të fundit