20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Një njësi zgjedhore”, Mickoski kritikon qëndrimin e Qeverisë

Kreu i VMRO-DPMNE-së nuk tregon nëse VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë ose jo propozimin e disa deputetëve për një njësi zgjedhore. Sipas Mickoskit, mendimi negative që Qeveria dha për këtë propozim ditë më parë, edhe pse pushteti vetë kishte premtuar model me një njësi, flet për jokonzistencën në qëndrimet e Zaevit. Edhe në takimin e fundit, Zaev dhe Mickoski ishin angazhuar të diskutonin për zbatimin e modelit me një njësi zgjedhore. Propozimi është në Kuvend por Qeveria tashmë ka dhënë mendim negativ.

Tjetër gjë fliste para zgjedhjeve dhe tjetër gjë flet tani. Unë vërtetë do të isha i shqetësuar të isha partner koalicioni i Zaevit nga partitë më të vogla sepse tjetër gjë premton në zgjedhje dhe tjetër gjë bën pas zgjedhjeve. Nëse ka qëndrim nga Qeveria që është në kundërshtim me kërkesën e partnerëve të tij të koalicionit, unë do të thosha se ai s’mundet të merret vesh me partitë e koalicionit dhe të mos presim që të merret vesh me opozitën”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Të fundit