Nga Ndërmarrja për Transport Publik në Shkup informojnë një punonjës i tyre është i infektuar me coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje thonë se NTP me përgjegjësi, me kohë dhe në mënyrë aktive zbaton dhe merr të gjitha masat e nevojshme, parandaluese dhe mbrojtëse në luftën kundër përhapjes së Covid-19, në mënyrë që të mbrojë përdoruesit e transportit publik dhe punonjësit e tyre.
“Në NTP-Shkup ka një person pozitiv për Covid-19, i cili ishte shtruar në spital me kohë, dhe nuk ka qenë në kontakt me kolegë për më shumë se dy javë duke pasur parasysh masën e qeverisë për përjashtime për të sëmurët kronikë. Personi nuk ishte i përfshirë në transportin publik, por ishte pjesë e stafit ndihmës (parkues) i cili ishte në kontakt të kufizuar me punonjësit e tjerë”, thonë nga NTP.
Nga atje shtojnë se pesë punonjës të NTP-Shkup, të cilët janë gjithashtu pjesë e stafit ndihmës-teknik, janë në vetizolim pasi u raportua se kishin pasur kontakte me persona që më parë kishin qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me të kthyerit nga një vend me rrezik të mesëm ose të lartë./Telegrafi/