29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një rast i dyshuar i koronavirusit sot në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë të Kosovës, Arben Vitia informon se në klinikën infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës aktualisht trajtohet një rast i dyshuar i një personi të infektuar me koronavirus, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Vita tha se supozon se bëhet fjalë për virus të zakonshëm, por paralajmëroi se rezultatet e analizave do të dihet gjatë orëve të ardhshme dhe potencoi se opinioni do të njoftohet në mënyrë më transparente.

“Mundësia për tu paraqitur është edhe në Kosovë… Jemi duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse veç paraqitet një rast me koronavirustë merren masat e nevojshme. Ministri bëri të ditur se në Klinikën Infektive është një rast i dyshimtë me koronavirus dhe pas dy ore pritet të dalin analizat”, deklaroi Vita gjatë lëshimit të sotëm në përdorimit të laboratorit për mikrobiologji.

Ai tha se nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse janë dërguar të gjitha rekomandimet në Aeroportin e Prishtinës.

Në inaugurimin e laboratorit të ri, të ndërtuar me mjete të Agjencisë italiane për zhvillim, mori pjesë edhe ambasadori i Italisë , Nikolla Orlando, i cili tha se tani për tani nuk ka nevojë për ndërprerjen e linjave ajrore mes të dy vendeve. ia/sn/

Të fundit