25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një rritje e re e çmimit të energjisë elektrike është e mundur këtë vjeshtë

Çmimi i energjisë elektrike në bursë është vazhdimisht në rritje, për shkak të temperaturave të larta dhe pasigurisë më të theksuar në furnizimin me gaz. Për këto arsye zhvillimi i mëtejshëm i situatës është i paparashikueshëm dhe në vjeshtë mund të ketë një rritje të re çmimi, tha Stefan Tsach, zëdhënës i koncernit austriak energjetik EVN.

Tsach theksoi se rritja e çmimit të energjisë elektrike në tregun e energjisë ka marrë përmasa historike.

Ekspertët prisnin që gjatë verës çmimi të mund të bjerë.

Temperaturat e larta në Evropë janë reflektuar edhe në nivelin e ujit të lumenjve, gjë që ka pasoja indirekte në prodhimin e energjisë elektrike dhe në mënyrë indirekte vështirëson transportin e qymyrit. Gjithashtu, për shkak të motit të nxehtë është e vështirë ftohja e objekteve të prodhimit të energjisë elektrike.

Në Austri, për shkak të nivelit të ulët të ujit të lumenjve, prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentrale është në rënie. Kompania “Ferbund” tha se për shkak të nivelit të ulët të ujit, prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentrale aktualisht është nën mesataren, por ende brenda luhatjeve afatgjata.

Të fundit