28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një sezon I shkëlqyer për futbollistin Hisar Ali

Në futboll ato që vlejnë më shumë janë statistikat dhe për një futbollist si Hisar Ali ato nuk mungojnë .Ai ka bërë një gjysëm sezon ëndrrash jo vetëm tek klubi i tij i zemrës Shkëndija por edhe në Reprezentacionin e grupmoshave të Maqedonisë së Veriut U-17, duke qenë pjesë standarde dhe duke shënuar gola ndaj kombëtareve shumë të forta në disa përballje duke e bërë atë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në vend. Hisar Ali është një ndër talentët më të mëdhenj që ka Shkëndija , një sulmues kalibër dhe një golëshënues i madh.Me teknikë të përsosur por edhe me një fizik të shkëlqyer ai ka arritur të bëhet një ndër më të spikaturit në ligë por njëkohësisht ai është edhe një asistues i shpeshtë duke e bërë atë një lojtarë që luan dhe sakrifikon shumë për skuadrën. Duke iu referuar ndeshjeve që ka zhvilluar në sezonin 2022-2023 më saktësisht në 11 xhiro ai ka shënuar nëntë gola dhe katër asistime.Gjithashtu ai ka shënuar poashtu edhe dy gola në Kupën e Maqedonisë së Veriut duke marrë epitetin e lojtarit më të rëndësishëm dhe një ndër golëshënuesit më të mirë në superligë. Por paraqitjet e tij në klubin Shkëndija nuk kanë kaluar pa u vërrejtur edhe tek Reprezentacioni i Maqedonisë nën drejtimin e selektorit të njohur Dashmit Beari.Hisar ALi ka qenë një ndër lojtarët kryesorë në përfaqësuesen e Maqedonisë duke shënuar katër gola dhe dy asistime në dhjetë ndeshje të luajtura në vitin 2022. Hisar Ali është shpresë e madhe e klubit Shkëndija me super talentin e tij .Lojërat e tij e kanë dëshmuar se për cfarë sulmuesi briliant bëhet fjalë në ndërkohë që ai pritet të bëjë ndeshje akoma më të mëdha në gjysëmsezonin e mbetur si në nivel klubi poashtu edhe në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut U-17.TV KOHA

Të fundit