05/10/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë

Koncepti i LSDM-së “Një shoqëri për të gjithë” dështoi në Idrizovë. Ata që promovonin një shoqëri për të gjithë, sot kërkojnë, dhe atë hapur, përçarjen e shoqërisë. Vetëm për 3 vjet pushtet LSDM-së i ra maska dhe dëshmoj se nacionalizmi i kohës së komunizmit ende u ka mbetur në palcë! Të përçash fëmijët në baza etnike do të thotë nacionalizëm ekstremist. Kështu ka shkruar një status profilin e tij në Facebook, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, ndërsa ka akuzuar se po përçahen fëmijët edhe në baza etnike, raporton gazeta KOHA

“Themelet e një koncepti ‘një shoqëri për të gjithë’ siç pretendon në teori LSDM ndërtohen prej në shkolla. LSDM, Zoran Zaev dhe BDI me partnerët e saj, prej në shkolla punojnë për të shkatërruar shoqërinë, duke i përçarë fëmijët në baza etnike. Kjo është nënçmim për nxënësit shqiptarë, se gjoja nuk e meritojnë të jenë në një ambient me ato Maqedonas. Gjesti i LSDM, ku kërkon që nxënësit shqiptar të mos mësojnë me një shkollë me ata maqedonas, nuk është aspak më i ulët se gjestet e pushtetit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të cilët nëpër enciklopedi shqiptarët i quajtën ‘njerëz mali’. E njëjta gjë vazhdon edhe tani, me LSDM, por si gjithmonë në koalicion me BDI dhe partnerët e saj”, shkruan Demiri.

Lëvizja BESA, ka vijuar më tej ai, nuk do të hesht për nxënësit e shkollës së Idrizovës dhe do i mbështes ata për gjithçka që kanë nevojë. Mos sinqeritetit i ranë maskat. LSDM, BDI dhe partnerët e tyre në pushtet janë gjë tjetër veçse anti-shqiptarë dhe anti-demokrat! (koha.mk)

Të fundit