23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një shqiptare propozohet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Maqedoni

Ish-kandidatja e PDSH-së për presidente të shtetit, Mirushe Hoxha është një nga emrat e propozuar për akademikë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve. Krahas saj, edhe ish-kandidati nga VMRO-DPMNE për president shteti, Sashko Kedev është propozuar.

Kandidatët propozohen nga Departamentet në ASHAM dhe ka propozime për kandidatë të rregullt, anëtarë përkatës dhe anëtarë jashtë përbërjes së punës.

Kandidatët tjerë janë Sasho Cvetkovski dhe Gordana Lazhetiq në Departamentin për shkenca shoqërore, Dojana Plasheska – Karanifllska në Departamentin për shkenca mjekësore, Zoran Haxhi – Vellkov në Departamentin për shkenca teknike, Kiril Sotirovski dhe Valentin Mirçeski në Departamentin e shkencave natyrore-matematikore dhe shkenca bioteknike si dhe Angel Dimovski, Venko Andonovski dhe Lidija Kapushevska në Departamentin e arteve./Telegrafi/

Të fundit