24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një shtatëvjeçar ka rënë nga terraca në Kavadar, është dërguar në Klinikat e Shkupit

Një fëmijë shtatë vjeçar ka rënë nga terraca dje në Kavadar, është dërguar në Klinikat e Shkupit, ka informuar sot Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB-së Veles.

Fatkeqësia është paraqitur në orën 14:00 në Stacionin policor Kavadar. Sipas paraqitjes, fatkeqësia ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Xhunovi”.

Fëmija ka rënë nga terraca e shtëpisë në të cilën jeton. Për shkak të lëndimeve, është dërguar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup. svd/sa/

Të fundit