17/08/2022
31.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një shtetas i Serbisë futet në karantinë, dyshohet se është infektuar me coronavirus

Një shtetas i Serbisë, student i fakulteti të mjekësisë në qytetin kinez Wuhan dhe e ëma e tij, raportohet se janë futur në karantinë në qytetin indian Goi nën dyshimin se janë të infektuar me coronavirus.

Shtetasi i Serbisë në Indi kishte mbërritur më 13 janar nga Kina, ku kishte qëndruar në qytetin që po konsiderohet si “foleja” e virusit vdekjeprurës.
Sipas portalit indian Express, ata gjenden në karantinë në spitalin Ugain. E para se të mbërrinin në qytetin Ugain, disa ditë i kishin kaluar në shtëpi me simptoma të një gripi dhe më pas është dërguar në spital.
Mjekët në spital kanë bërë të ditur se studentit dhe të ëmës së tij, i janë mostrat e gjakut dhe janë dërguar në laborator për analizë.

Kujtojmë që nga coronavirusi deri më tani kanë humbur jetën 132 persona, derisa 6,056 tjerë janë infektuar. /Telegrafi/

Të fundit