20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

NJË TËRMET I FUQISHËM GODET KROACINË

Një tërmet i fuqishëm u regjistrua në zonën e Kroacisë, jo shumë larg kufirit me Bosnjë e Hercegovinën, mbrëmë rreth orës 22:00, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pajisjet në qendrën sizmologjike të Institutit Federal Hidrometeorologjik (FHMZ) në Sarajevë regjistruan një tërmet në orën 21:57 në territorin e Kroacisë, thuhet në faqen e internetit të FHMZ.

Më tej thuhet se fuqia e tërmetit ishte 4.8 ballë sipas shkallës së Rihterit ndërsa intensiteti në epiqendër ishte 6 gradë sipas shkallës së Merkalievit.

EMSC njoftoi se tërmeti ndodhi 35 kilometra në verilindje të Splitit, 14 kilometra në lindje të Sinj.

Të fundit