20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Një tetovar ka ndërruar jetë në aksidentin në rrugën Ohër-Kërçovë

Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi dje në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë në afërsi të fshatit Izdegllavje.

Aksidenti, siç njofton SPB-Ohër ka ndodhur rreth orës 18 mes një automjeti motorik të mallrave “fiat dukato” me targa të Strugës të drejtuar nga V.S.(37) nga Vevçani dhe automjetit të udhëtarëve “folksvagen turan” me targa të Tetovës, që drejtohej nga M.J.(60) nga fshati Pallaticë, Komunë e Zhelinës.

“Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit M.J., ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Shoferi V.S. dhe shoqëruesja në automjetin e udhëtarëve N.B.(47) nga Reçica e Madhe e Tetovës kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa H.B.(21) nga Reçica e Madhe, udhëtar në makinën “folksvagen” ka marrë lëndime trupore të konstatuara nga spitali i Ohrit”, tha zëdhënësi Stefan Dimoski.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Ohër, ndërsa me urdhër të prokurorit publik në trupin e të ndjerit do të bëhet obduksion.

Të fundit