28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Njëmbëdhjetë të infektuar të rinj, tre të vdekur, 95 të shëruar

Vetëm 11 të infektuar të rinj me Kovid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Janë kryer 450 testime, ndërsa nga rastet e reja të konfirmuara, tre janë në Shkup dhe nga një në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Berovë, Vinicë, Dellçevë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar nga: Shkupi-44, Shtipi-16, Prilepi-3, Velesi-2, Kavadari-4, Gostivari-2, Gjevgjelia-1, Strumica-2, Koçani-2, Probishtipi-1, Makedonski Brod-2, Vinica-3, Sveti Nikole-11, Kërçova-1, Negotina-1.

Tre persona kanë vdekur, një pacient nga Gostivari (51), një pacient nga Prilepi (65) dhe një pacient nga Vinica (78). Të gjithë vdiqën në kushte spitali.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.341, numri i pacientëve të shëruar është 11.157, numri i vdekjeve është 603 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.581. Sipas analizave të përfunduara epidemiologjike për momentin distribuimi sipas qyteteve është si më poshtë:

• Shkup 5.903, aktivë 812
• Kumanovë 1.472, aktivë 379
• Dibër 252, aktivë 84
• Shtip 1.134 aktivë 132
• Prilep 463, aktivë 111
• Tetovë 1.211, aktivë 164
• Strugë 562, aktivë 60
• Veles 270, aktivë 29
• Manastir 203, aktivë 39
• Ohër 337, aktivë 34
• Kavadar 182, aktivë 76
• Gostivar 791, aktivë 236
• Gjevgjeli 52, 29 aktivë (7 persona nga NJT Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 9 të Bogdancit)
• Strumicë 65, aktivë 19
• Kriva Pallankë 47, aktivë 18
• Radovish 42, aktivë 6
• Krushevë 16, aktiv 0
• Koçan 145, aktivë 27
• Probishtip 80, aktivë 13
• Demir Hisar 60, aktivë 16
• Makedonski Brod 71, aktivë 16
• Pehçevë 18, aktivë 12
• Berovë 58, aktivë 49
• Vallandovë 9, aktivë 2
• Vinicë 71, aktivë 33
• Dellçevë 60, aktivë 51 (13 persona nga NJT Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)
• Kratovë 19, aktivë 4
• Shën Nikollë 288 aktivë 53
• Kërçovë 269, aktivë 65
• Resnjë 146, aktiv 0
• Negotinë 45, 12 aktivë (10 persona nga NJT Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

450 testet e bëra janë bërë përmes: ISHP-53, QSHP Shkup-0, Avicena-0, Biotek-52, ASHAM-0, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -179, Sistina me metodën PCR -143, laboratori Laor-0, mjekësia ligjore -0, QSHP Manastir-0, Klinika e Sëmundjeve Infektive-7, GAK-16, laboratorë nga jashtë-0. Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 148.269 teste të kovid-19. Nuk ka teste në kuadër të skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 75 pacientë nga të cilët në mbështetje oksigjeni janë 43 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 13 pacientë të rritur pozitiv me Kovid-19, 5 fëmijë pozitivë, 3 nëna dhe 3 fëmijë të dyshuar me virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë të rinj. Gjithsej janë hospitalizuar 39 pacientë nga të cilët në makinë respiratore është 1 pacient.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 14, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 53 pacientë. Në repartet e sëmundjeve infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 114, pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19.

Raste aktive në komunat e Shkupit sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në distribuimin sipas komunave në Shkup)

• Çair- 104
• Gazi Babë – 99
• Aerodrom – 99
• Karposh – 85
• Qendër – 76
• Kisella Vodë – 101
• Gjorçe Petrov – 50
• Butel – 58
• Shuto Orizarë – 32
• Studeniçan – 26
• Saraj – 25
• Haraçinë – 15
• Ilinden – 14
• Sopishte – 5
• Çuçer Sandevë – 4
• Petrovec – 8
• Zelenikovë – 3
• Të huaj – 9. mb/

Të fundit