29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Njeriu më i pasur në botë humbi mbi 10 miliardë euro në një ditë

Njeriu më i pasur në botë, pronari i prodhuesit francez të mallrave luksoze LVMH, Bernard Arnault, humbi 10.39 miliardë euro në një ditë.

Arnault thuhet se e humbi atë shumë të martën, pas një rënie të konsiderueshme të çmimeve të aksioneve.

Tregjet e aksioneve në SHBA janë në rënie dhe në veçanti sektori i mallrave luksoze po shënon humbje.

Aksionet e kompanisë Louis Vuitton ranë me 5.0 për qind, kurse të kompanisë Kering, pronare e Gucci, me 2.97 për qind.

Bernard Arnault është ende njeriu më i pasur në botë, dhe pasuria e tij vlerësohet në 178.12 miliardë euro.

Diferenca mes tij dhe njeriut të dytë më të pasur në botë, kreut të Tesla dhe Twitter, Elon Musk, ka rënë në 11.13 miliardë euro.

Të fundit