24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Njëzet e tre raste të reja me Kovid-19, katër të vdekur dhe 111 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informoi sot se Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 111 pacientë të shëruar, edhe në Shkup-13, Kumanovë-74, Shtip-1, Prilep-18, Manastir-1, Ohër-1, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1 dhe Demir Hisar -1.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ka vdekur një pacient 62-vjeçar nga Shkupi dhe në SPQ “8 Shtatori” një paciente 59-vjeçare nga Gostivari”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e sotëm të Institutit janë regjistruar edhe dy persona të vdekur nga rrethina e Kumanovës, të moshës 72 dhe 79 vjeçare, një paciente, e cila është mjekuar në shtëpi dhe një paciente, e cila është trajtuar në pavijonin infektiv në Spitalin e Kumanovës.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 386 teste, ndërsa janë konfirmuar 23 raste të reja me Kovid-19, edhe atë në: Shkup-5, Kumanovë-5, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2 dhe Negotinë-2. Dy personat e regjistruar në Negotinë janë banorë të Demir Kapisë.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë është 1.465, numri i pacientëve të shëruar është 738, i vdekjeve është 77, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 650. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si vijon: Shkup – 498, Kumanovë – 389, Dibër – 51, Shtip-34, Prilep – 150, Tetovë – 82, Strugë – 66, Veles – 71, Manastir – 19, Ohër – 15, Kavadar – 5, Gostivar – 17, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë-5, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 28, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë – 9, Demir Hisar – 1, Makedonski Brod – 2, Pehçevë – 2, Dellçevë – 1, Vallandovë -1, Vinicë – 2.

Janë bërë 386 teste përmes: IPH-287, Fakltet i Veterinarisë -11, Avicena-14, Biotek-20, Filipi II (Zhan Mitrev) -23, Sistina me metodën PCR -21 dhe ASHAM-10. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 16.436 teste të Kovid-19, kumtoi Ministria.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Fabrile, janë pranuar dy pacientë të rinj dhe gjithsej 49 janë hospitalizuar. Në mbështetje të oksigjenit janë 28 pacientë, ndërsa në ventilim mekanik dy pacientë.

Pesë pacientë të rinj u pranuan në SPQ “8 Shtatori” dhe gjithsej 24 pacientë janë hospitalizuar. Katër pacientë janë në aparatin e frymëmarrjes dhe tre të tjerë kanë pasqyrë klinike më të rëndë.

Katër pacientë janë duke u trajtuar në spitalin e Manastirit, dhe tre po kurohen në shtëpi. Dy pacientë janë shtruar në spitalin në Shtip dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në shtëpi.

Në pavijonet efektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë, janë hospitalizuar gjithsej 46 pacientë pozitive dhe të dyshimtë janë Kovid-19. mb/

Të fundit