23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Njëzet raste të reja me Kovid-19, gjithsej 1.694, janë shëruar 24 pacientë, tre kanë vdekur

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 24 pacientë të shëruar në: Shkup-12, Prilep-7, Tetovë-3, Kavadar-1, Pehçev-1. Tre persona kanë vdekur. Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ka vdekur një paciente 59-vjeçare nga Prilepi, e hospitalizuar më 7 maj. Në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit ka vdekur një pacient 76-vjeçar nga Velesi, i hospitalizuar më 6 maj, dhe një paciente 68-vjeçare nga Tetova vdiq gjatë rrugës për në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, e dërguar nga Spitali Klinik i Tetovës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, siç potencohet, janë bërë 309 testime, ndërsa janë konfirmuar 20 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në Shkup-10, Prilep-5, Tetovë-4, Veles-1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 1.694, numri i pacientëve të shëruar është 1.229, i të vdekurve 95, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 370. Sipas qyteteve është si vijon:

• Shkup – 579, aktiv 129
• Kumanovë – 410, aktiv 46
• Dibër – 51,
• Shtip – 35, aktiv 2
• Prilep –184, aktiv 56
• Tetovë – 121, aktiv 58
• Strugë – 67, aktiv 4
• Veles – 109, aktiv 50
• Manastir –23, aktiv 4
• Ohër-15,
• Kavadar – 5,
• Gostivar -19, aktiv 4
• Gjevgjeli – 4,
• Strumicë – 2,
• Kriva Pallankë – 6, aktive 2
• Radovish – 4,
• Krushev – 3,
• Koçan – 31, aktiv 5
• Probistip – 2,
• Kërçovë – 2,
• Negotinë -9, aktivë 5 (7 persona të infektuar nga PE Negotino janë banorë të Demir Kapisë)
• Demir Hisar – 1,
• Makedonski Brod – 2,
• Pehçevë – 3, aktiv 1
• Dellçevë-1,
• Valandov -1, aktiv 1
• Vinicë – 2,
• Kratovë-2, aktiv 2
• Berovë-1, aktiv 1

Janë bërë 309 teste edhe atë përmes ISHP: 161, Fakultetit të Veterinarisë -16, Avicena-13, Biotek-24, Klinikën Zhan Mitrev -40, Sistinë me metodën PCR – 36 dhe ASHAM-19. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 19.739 testime të Kovid-19.

Në 24 orët e kaluara, katër pacientë u pranuan në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, dhe gjithsej 38 pacientë u shtruan në spital, nga të cilët 20 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit dhe një pacient në ventilim mekanik. Pesë pacientë të rinj u pranuan në SPQ “8 Shtator”, ndërsa gjithsej 18 u shtruan në spital, nga të cilët katër pacient në aparat respirator dhe tre të tjerë me pasqyrë klinike më të rëndë.

Dy pacientë u hospitalizuan në spitalin në Manastir, dhe një pacient u lëshua në trajtim shtëpiak. Gjashtë pacientë u shtruan në spitalin në Shtip, ndërsa edhe një pacient tjetër po ndiqet në mjekim shtëpiak. Në repartet Infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër, janë hospitalizuar 47 pacientë pozitiv dhe të dyshimtë me Kovid-19, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. sn/

Të fundit