24/04/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Njëzet raste të reja me Kovid-19, një ka vdekur, Tetova sot doli 6 persona të shëruar

Njëzet raste të reja me Kovid-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të kaluara, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar në vend u rrit në 1.941. Nga rastet e reja, 16 janë në Shkup dhe nga dy në Kumanovë dhe Prilep.

Instituti për shëndet publik sot regjistroi 24 pacientë të shëruar në: Shkup – 4, Kumanovë – 3, Prilep – 5, Tetovë – 6, Veles – 4 dhe Manastir – 2.

Në SPQ “8 Shtatori” ka vdekur një pacient nga Shkupi (63), i pranuar në spital më 6 maj si i dyshimtë me Kovid, rezultoi pozitiv një ditë më vonë.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 744 testime, prej të cilave 355 janë në kuadër të skriningut. Deri tani me skrining janë bërë 2.060 testime në Kovid-19, ndërsa janë regjistruar vetëm dy raste pozitive të të punësuarve në kopshtet për fëmijë në Manastir dhe Shkup. Të gjitha rezultatet tjera janë negative.

Nga fillimi i epidemisë janë shëruar 1.411 pacientë, kanë vdekur 113, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 417.

Distribuimi i fundit nepër qytete është:
– Shkup – 701, aktivë 189
– Kumanovë – 425, aktivë 26
– Dibër – 51, aktivë 0
– Shtip – 38, aktivë 3
– Prilep – 208, aktivë 53
– Tetovë – 165, aktivë 70
– Strugë – 71, aktivë 4
– Veles – 127, aktivë 45
– Manastir – 28, aktivë 7
– Ohër – 21, aktivë 6
– Kavadar – 5, aktivë 0
– Gostivar – 21, aktivë 4
– Gjevgjeli – 4, aktivë 0
– Strumicë – 3, aktivë 1
– Kriva Palankë – 6, aktivë 1
– Radovish – 4, aktivë 0
– Krushevë – 3, aktivë 0
– Koçan – 31, aktivë 0
– Probishtip – 2, aktivë 0
– Kërçovë – 2, aktivë 0
– Negotinë – 10, aktivë 3 (7 të infektuar të NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)
– Demir Hisar – 1, aktivë 0
– Makedonski Brod – 2, aktivë 0
– Pehçevë – 3, aktivë 1
– Dellçevë – 1, aktivë 0
– Vallandovë – 1, aktivë 0
– Vinicë – 3, aktivë 1
– Kratovë – 2, aktivë 1
– Berovë – 1, aktivë 1
– Sveti Nikollë – 1, aktivë 1

Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar katër pacientë të rinjë, ndërsa janë hospitalizuar gjithsej 55. Në përkrahje me oksigjen janë 32, ndërsa në ventilim mekanik dy pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar nëntë pacientë të rinjë, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 20. Në respiratorë janë pesë, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe tre pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar pesë, ndërsa në shërim shtëpiak ndiqen katër pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar pesë pacientë, ndërsa nuk ka pacientë të cilët ndiqen në shërim shtëpiak. Në sektoret infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër, janë hospitalizuar 44 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19. bsh/

Të fundit