02/07/2022
23.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Nju Jork Tajms”: Tramp dërgohet në bunker pas kërcënimit të protestave rreth Shtëpisë së Bardhë (video)

Presidenti Donald Tramp të premten në mbrëmje është dërguar në bunker nën Shtëpinë e Bardhë, pasi demonstrantët kanë avancuar dhe është njoftuar kërcënim për sigurinë e tij, ka bërë të ditur “Nju Jork Tajms”.

Duke u thirrur në pohimet nga persona të sigurisë dhe atyre zyrtar, gazeta mëson se Trampi në bunker është gjetur diçka më pak se një orë dhe pastaj përsëri është ngjitur në katin.

Sipas burimeve, me presidentin në të sigurt kanë qenë edhe zonja e parë Melania Tramp dhe djali i tij Baroni.

Ndryshe, mbrëmë në Uashington ka kaluar edhe nata e tretë e protestave për shkak të vrasjes brutale të afrikano- amerikanit Xhorxh Flojd në Mineapolis. Skenat dhe shenjat e fundit të jetës të Flojdit ishin kapur nga kamera edhe pse kalimtarët dhe personat të cilët xhiruan treguan se njeriu nuk merr frymë, ndërsa polici ende e mbante gjunjin në qafën e tij.

Kjo sjellje e policisë shkaktoi reagime në mbarë Amerikën, nxiti racizmin e përfaqësuesve të bardhë drejt afrikano-amerikanëve në SHBA, gjendje e cila nuk ka ndryshuar me dekada.

Në Uashington mbrëmë, mijëra demonstrantë janë mbledhur në dy blloqe nga Shtëpia e Bardhë në parkun Lafajet, ku ka pasur disa zjarre të ndezura, ndërsa disa dyqane në këtë biznes dhe pjesë elitare të qytetit ishin grabitur.

Policia ka tentuar të dëbojë protestuesit jashtë parkut dhe më larg nga Shtëpia e Bardhë duke përdorë gaz lotsjellës.

Protestuesit e tërbuar, kanë shkatërruar madje dyqanin e njohur të modës Monkler. fab/

Të fundit