23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Norvegjia dhuron 1 milion doza vaksinash përmes COVAX

Norvegjia do të sigurojë një milion doza vaksinash kundër COVID-19 për vendet e varfra përmes programit të ndarjes së vaksinave COVAX.

“Ekziston një nevojë urgjente për të vaksinuar personelin e kujdesit shëndetësor dhe grupet e prekshme në vendet me sisteme më të dobëta të kujdesit shëndetësor”, tha sot ministri për Ndihmën në Zhvillim, Dag-Inge Ulstein, në një deklaratë.

Norvegjia ka kaluar edhe më parë doza të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech në Covax, duke e çuar në 1,7 milionë doza shumën totale të kontributeve norvegjeze.

Kryeministrja Erna Solberg njoftoi muajin e kaluar se ajo synon të transferojë pesë milionë doza përmes COVAX, si pjesë e përgjigjes ndërkombëtare kundër pandemisë.

Të fundit