16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Notre Dame de Paris” më 28 Maj në “Air Albania”, Elhaida Dani: E meriton ky vend

Kryeministri Edi Rama ka ftuar në episodin e tij të radhës në Podcast,”FLASIM”, këngëtaren Elhaida Danin.

Rama ka ndarë në facebook momente nga biseda me këngëtaren Dani lidhur me ardhjen për herë të parë në Shqipëri të spektaklit më të shikuar në Evropë, “Notre-Dame de Paris”, me muzikën e Riccardo Cocciante dhe spektaklin e Luc Plamondon.

“Me Elhaida Danin, yllin shqiptar që mahniti italianët e ne bashkë, kur fitoi Voice of Italy, e cila është e ftuara e Podkastit FLASIM me rastin e ardhjes në Shqipëri për të sjellë në skenë Esmeraldën e NOTRE-DAME DE PARIS më 28 Maj në Air Albania Stadium”, shprehet Rama.

Kryeministri thekson se “pas shumë, e shumë, e shumë herësh, ëndërruar dhe të tentuar vjen në Shqipëri Notre-Dame De Paris” në Tiranë .

Këngëtarja Dani shprehet se “është diçka që më bën krenare sepse e meriton ky vend. Është 360 gradë një histori dashurie, hakmarrje, lirie. Kërkon liri. Populli do të dashurohet në mënyrë të jashtëzakonshme sepse të ndryshon jetën”.

Elhaida Dani, e cila është në një nga rolet kryesore në këtë shfaqje, apelon që ky spektakël nuk duhet humbur për asnjë arsye në botë. / atsh /

 

Të fundit