24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

NP “Rrugët e Maqedonisë”, aksion për pastrim të autostradave dhe rrugëve

NP ”Rrugët e Maqedonisë” sot ka filluar aksionin për pastrim të autostradave dhe rrugëve që janë në kompetencë të kësaj ndërmarrje. Aksioni fillimisht ka nis në autostrada në nivel shtetëror ku më pas në rrugë dytësore që janë në kompetencë të NP ” Rrugët e Maqedonisë”.

Drejtori i ri i NP ” Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti bën apel që qytetarët të jenë më të kujdesshëm gjatë hedhjes së mbeturinave nga veturat pasi ndotin ambientin dhe mund të sjellin ndonjë fatkeqësi në rrugë nëse hedhin edhe mbeturina inerte në rrugë apo afër rrugës.

“Sot ka nisur pastrimi i autostradave në nivel shtetëror, ne ju bëjmë apel qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm për hedhjen e mbeturinave nga veturat shkaku i ndotjes së ambientit dhe njëkohësisht ata mund të shkaktojnë edhe ndonjë aksident nëse janë mbeturina si shishe prej qelqi dhe sende tjera të ngurta” u shpreh Memeti

Ai gjithashtu tha se pastrimi i autostradave do të vazhdojë ditëve në vijim ku paralelisht pastrohen edhe rrugët tjera që janë në kompetencë të ndërmarrjes “Rrugës e Maqedonisë”, duke u kujdesur për natyrën mund të jetojmë më pastër dhe më shëndetshëm, andaj ta mbrojmë ambientin së bashku.

Të fundit