25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuhi Neziri prezanton kapacitetet investuese të Tearcës në Treviso të Italisë

Kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri i cili me ftesë të fondacionit API (Shoqatara Sipërmarrëvsve dhe Profesionistëve) po qëndron për vizitë zyrtare në Itali ku është ftuar nga komuna e Trevisos në kuadër të konferencës ”Zhvillimi i marrëdhënieve tregtare midis Italisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe zonës së Ballkanit”, shkruan Top24.

Neziri ka pasur rastin që të prezantoj kapacitetet investuese të komunës së Tearcës në disa sfera si në bujqësi, blegtori, agroturizëm si dhe energji të rinovueshme.

“Komuna e Tearcës është një komunë në rrënjë të Malit Sharr, me një infrastrukturë relativisht të ngritur. Kapacitetet e komunës së Tearcës për investime në bujqësi janë ndër më të mirat në rajon përshkak të pozitës gjeografike që ka, ndërsa po ashtu historikisht kjo komunë njihet për kapacitet e saja për blegtori si dhe agroturizëm. Nevojat për energji të rinovueshme pa dyshim që ka krijuar nevojën e një plani afatgjatë dhe afatmesëm për t’iu përkushtuar kësaj sfere në mënyrë të veçantë” tha para të pranishmëve kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri, përcjellë Top24.

Nuhiu së fundmi shtoi se ai dhe komuna që po drejtonë janë të gatshëm të presin investitorët Italian dhe kështu të nisim një erë të re të bashkëpunimit.

Të fundit