20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

NUK E RRAH HEKURIN ÇEKANI, POR FARKËTARI! Pollogu fiton më pak se të gjithë rajonet tjera për kokë banori (Dokument)

Prof.Dr. Izet Zeqiri

Në procedurë parlamentare është propozim ligji për zhvillim të barabartë rajonal ai sot shqyrtohet në KOMISIONI LEGJISLATIV-LIGJOR, mendoj se deputetet shqiptar nuk e sensibilizuan këtë çështje në nivelin e duhur posaçërisht ato deputet të Pollogut sepse kjo është detyra e tyre.

Qëllimi i Projekt ligjit është të përmirësojë kornizën ligjore dhe institucionale të politikës për zhvillim rajonal të ekuilibruar, në mënyrë që të përdoren në mënyrë efektive fondet për të inkurajuar zhvillimin e balancuar rajonal, të përcaktuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe balancimin e zhvillimit të të gjithë territorit. Shpesh është ndryshuar korniza ligjore por padrejtësitë në zhvillimin rajonal vazhdojnë të thellohen akoma më shumë posaçërisht në regjionin e Pollogut.

Mendoj se nuk është problemi te ligji por te ata që zbatojnë ligjin. Kjo dëshmohet me PPB (prodhimin e përgjithshëm bruto) për kokë banori ku rajoni i Pollogut ka 2.577 për kokë banori euro që është më ulët nga të gjithë rajonet tjera.

Kjo mundet të shihet pot ë analizohen Indekset (zhvillimor, ekonomik-social dhe demografik) tё rajoneve planore tregojnё sa rajonet dallohen nё zhvillim nё krahasim me mesataren e vendit, gjatё sё cilёs: Indeksi 1 shёnon qё niveli i zhvillimit tё rajonit planor ёshtё e barabartё me zhvillimin mesatar nё nivel tё Republikёs sё Maqedonisё; Indeksi mё i lartё se 1 shёnon qё niveli i zhvillimit tё rajonit planor ёshtё mё i lartё nga zhvillimi mesatar nё nivel tё RM; Indeksi mё i vogёl se 1 shёnon qё niveli i zhvillimit tё rajonit planor ёshtё mё i ultё nga zhvillimi mesatar nё nivel tё RM.

Shihni indeksin zhvillimor dhe indeksin ekonomiko social të Pollogut. Kjo tregon se politikat e zhvillimit tё barabartё rajonal pёrballohen me sfida serioze edhe përkundër përpjekjeve për një avancim të zhvillimit barabartë regjional. Gjykuar në bazë parametrave të zhvillimit të rajoneve jemi ende larg zhvillimit të barabartë ekonomik.

Realizimi i programeve për zhvillim të barabartë ekonomike po tregohet jo efektiv dhe efikas. Rajonet pёrballohen me papunёsi mё tё madhe dhe nё vitet e fundit nuk kanё pёrmirёsim tё dukshёm tё PBB nё krahasim me rajonet tjera tё shtetit.

Të fundit