28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Nuk ka të paprekshëm” Rama: Kush ka llogari të hapur me drejtësinë, e ka të mbyllur derën e PS

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për media për të folur në lidhje me drejtësinë, së bashku me ministrin Ulsi Manja. Rama tha se çdokush në radhët tij që në drejtësi ka një llogari të hapur derën në këtë parti e ka të mbyllur.

“Kujtoj se e kemi bërë të qartë që në krye të herë dhe e kemi treguar se për ne nuk ka të paprekshëm dhe se çdokush në radhët tonë që në drejtësi ka një llogari të hapur derën në këtë parti e ka të mbyllur. Nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetarë bashkie, dikur nuk kanë qenë ish dhe tani janë prapa hekurave, përtej faktit që pafajësia e një pjese të tyre mbete të provohet në gjykatë kjo është vetëm rezultat i një fakti shumë kokëfortë dhe historik”, tha Rama.

Të fundit