29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuk përjashtohet mundësia që gratë të dalin në pension edhe me 62 vjet dhe 15 vite stazh

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Maqedoninë e Veriut thekson se pensionimi do të jetë i detyrueshëm edhe për burrat dhe për gratë më moshën 64 vjeçe dhe 15 vite stazh pune, por nuk përjashtohet mundësia që gratë të dalin në pension edhe në moshën 62 vjeçe në qoftë se kështu vendosin, njofton Portalb.

“Lidhur me dilemat në opinion për pensionimin e detyrueshëm në moshën 64 vjeçe dhe 15 vite stazh, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se në pajtueshmëri të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pensionim të burrave dhe grave lidhur me moshën është barazuar dhe ata pensionohen në moshën 64-vjeçare. Por, Ligji për pensionim pensional dhe invalidor, në nenin 18, u lë jundësi grave të dalin në pension edhe me 62 vjeç, në qoftë se ato kështu vendosin. Ndryshimet e propozuara të Ligjit për marrëdhënie pune u dedikohen vetëm heqjes së mundësisë për vazhdim të viteve të punës deri në 67 vjeç, por nuk parashikojnë ndryshime lidhur me heqjen e mundësisë që gratë të pensionohen me 62 vjeç, por vetëm në qoftë se ato vetë kështu vendosin, thuhet në kumtesë.

Të fundit