20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Numër rekord i të infektuarve të rinj në periudhë 24-orëshe për të tretën ditë me radhë në SHBA -77.638

Një rritje rekord e rasteve të reja të koronavirusit është regjistruar për ditën e tretë me radhë në SHBA, njoftoi Universiteti Xhons Hopkins.

Sipas tyre, në periudhë 24-orëshe, janë konfirmuar 77.638 persona të infektuar. Kështu, numri i përgjithshëm i infektuarve në SHBA arriti gati 3,64 milionë.

Në SHBA, 927 njerëz kanë vdekur nga Kovid-19 në 24 orët e fundit. Kështu, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri arriti në 139.198.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë goditur më rëndë nga pandemia, me më shumë infeksione dhe vdekje. Për disa javë ka pasur një kërcim në rastet në jug dhe perëndim të vendit.

Rekord 4.500 infeksione të reja u raportuan të enjten në Los – Anxhelos, Kaliforni.

Në Teksas dhe Arizona, autoritetet kanë urdhëruar që kamionët frigoriferë të përdoren si kapacitet për morg.

Një rekord i zymtë u vendos në Teksas – 174 njerëz vdiqën nga koronavirusi i ri brenda një dite. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në shtetin jugor amerikan arriti në 3.735. Ata raportuan 10.256 infeksione të reja. Numri i rasteve të konfirmuara në Teksas tani është 307.572.

Kundrejt kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të ndarë nëse njerëzit duhet të mbajnë maskë në vende publike dhe nëse duhet të hapen shkollat. Shtetet dhe qarqet miratojnë strategji të kundërta, në rast të një kërcimi në raste të reja.

Presidenti Donald Trump e ka bërë të qartë se nuk po konsideron përdorimin e detyrueshëm të maskës.

“Jo, unë dua që njerëzit të kenë njëfarë lirie dhe nuk besoj në (maska)”, tha Tramp në një intervistë për Foks Njuz që do të transmetohet nesër.

Më shumë se 1.200 punëtorë shëndetësorë, përfshirë 161 infermierë, kanë vdekur nga koronavirusi në SHBA. shk/

Të fundit