23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Numri i pacientëve me Kovid-19 vazhdon të rritet, të respektohen masat për mbrojtje

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.990 testime, ndërsa janë regjistruar 317 raste të reja me Kovid-19. Në kushte spitalore kanë vdekur katër pacientë edhe atë një në Shkup (59 vjeç), një nga Struga (65 vjeç) dhe dy nga Gostivari (71 dhe 76 vjeç).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 prej fillimit të pandemisë është 19.413, numri i pacientëve të shëruar është 15.749, i të vdekurve është 772, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 2.892.

Instituti për mjekësi transfuzive informoi se gjithsej janë siguruar 129 njësi të plazmës konvulsive për trajtimin e pacientëve të infektuar me Kovid-19. Nga këto, 68 njësi sigurohen përmes procedurës prej gjithsej 30 dhuruesish dhe 59 njësi sigurohen përmes dhurimit standard.

Deri tani, më shumë se 100 pacientë me Kovid-19 janë trajtuar me plazmë konvulsive, e cila përmban antitrupa kundër virusit të krijuar nga trupi i njeriut për të luftuar sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë thekson se përmes plazmës së dhuruar konvulsive , antitrupat e pacientëve të shëruar përdoren në shkatërrimin e sëmundjes te personi tjetër me Kovid-19.

“Personi dhurues i plazmës konvulsive duhet të ketë dokumentuar dëshmi laboratorike se është i sëmurë me Kovid-19, të ketë dy teste negative brenda 24 orëve, të jetë së paku 21 ditë pa simptoma, pas çka bëhet test shtesë (i tretë) për të konfirmoi se nuk ishte prezent asnjë virus. Gjithashtu, sipas protokolleve, do të merret mostër për të përcaktuar përqendrimin dhe/ose titullin e antitrupave neutralizues anti-SARS-CoV-2”, kumtuan nga Ministria.

Ata shpjegojnë se të gjithë pacientët e shëruar që plotësojnë kërkesat për dhurues mund të kontaktojnë Institutin për mjekësi transfuzive për informacione të hollësishme dhe takime për të treguar humanizmin e tyre dhe për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të tjerë me Kovid-19.

Të fundit