25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Numri i qytetarëve në vetizolim në Maqedoni shkon në 6.349

 

Numri i qytetarëve të izoluar në vend si pasojë e virusit korona tashmë ka shkuar në 6.349, deri sa po vazhdon të ulet dukshëm lëvizja e qytetarëve në vendkalimet kufitare, shkruan zv. ministri i MPB-së, Agim Nuhiu në Facebook..

Sipas të dhënave të fundit janë deponuar 74 fletëparaqitjeve sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal (për mosrespektim të masave shtetërore kundër coronavirusit).

Policia e shtetit pritet të ashpërsojë masat për ruajtjen e shëndetit publik.

Deri më tani është raportuar se 76 persona janë infektuar me coronavirus./Telegrafi/

?Numri i qytetarëve në vetizolim shkon në 6349.
?Vazhdon të ulet lëvizja e qytetarëve në hyrje – daljet e shtetit.
?Rritet në 74 numri i fletëparaqitjeve sipas nenit 205 dhe 206 te Kodit penal (për mosrespektim të masave shtetërore për virusin corona).
? Janë kontrolluar 930 lokale afariste dhe janë ndërmarre masa adekuate kundër atyre që nuk i respektojnë rekomandimet shtetërore.
?Policia e shtetit vazhdon t’i ashpërsoi masat në këto rrethana për të mirën e shëndetit publik.

 

Të fundit