27/06/2022
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Numri i të infektuarve me Kovid 19 po rritet, tani për tani nuk ka kufizime më rigoroze për lëvizjen e qytetarëve

Gjatë 24 orëve të fundit mes 30 dhe 31 mars janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja të koronavirusit në vend. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 arrin 329 persona, kurse 12 janë shëruar. Autoritetet vlerësojnë se situata mbetet e ndërlikuar dhe se janë të mundur skenarë për zhvillimin e ardhshëm të ngjarjeve, por vlerësojnë se deri tani kemi përkushtim adekuat të shtetit dhe nuk ka nevojë për vendosjen e masave më rigoroze lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në këtë moment po mjekohen 54 pacientë, katër janë në gjendje kritike, ndërsa 20 përveç terapisë së rregullt, kanë nevojë vetëm për maskë oksigjeni. Të tjerët janë me pasqyrë më të lehtë klinike dhe nuk kanë nevojë për mbështetje plotësuese duke u furnizuar me oksigjen.

Sipas vendbanimit, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup-176, Dibër – 47, Kumanovë – 47, Shtip – 15, Tetovë – 8, Prilep – 10, Strugë – 7, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Kriva Pallankë – 1, Strumicë -1 dhe Gjevgjeli -1.

Presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kushtuar gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për të mbrojtur dhe për t’u përballur me epideminë e koronavirusit tha se situata mbetet komplekse dhe të gjitha skenarët për zhvillimet e ardhshme rëndohen nga e panjohura kryesore dhe ajo është se sa do të zgjasë pandeMEDIAL. Me këtë rast unanimisht u konkludua se deri më tani kemi strukturë adekuate të shtetit dhe bashkëpunim efektiv midis autoriteteve.

Përfundimi konsensual është, theksoi Pendarovski, që duhet t’u jepet mirënjohje të gjitha shërbimeve që punojnë ditë e natë për të parandaluar përhapjen dhe përballjen me epideminë. Personeli i nevojshëm mjekësor, forcat e policisë dhe të ushtrisë janë mobilizuar. Ekziston një koordinim i përditshëm në nivelin qendror dhe lokal dhe të gjitha burimet dhe përpjekjet e disponueshme në këtë moment janë drejtuara në përballjen me krizën.

“Këshilli ka arritur në përfundimin se situata mbetet komplekse, dhe të gjitha skenarët për zhvillimet e ardhshme rëndohen nga e panjohura kryesore, e cila është se sa do të zgjasë pandeMEDIAL. Me këtë rast unanimisht është konstatuar se deri më tani kemi një strukturë adekuate shtetërore dhe një bashkëpunim efektiv midis shërbimeve kompetente, zbatim të rreptë të rekomandimeve të OBSH-së dhe me disa përjashtime kemi sjellje me të vërtetë të përgjegjshme të qytetarëve”, tha Pendarovski.

Pendarovski gjithashtu vlerësoi se në këtë moment nuk ka nevojë për vendosjen e masave më rigoroze lidhur me kufizimin e lëvizjes së qytetarëve tanë, duke bërë të ditur se është vlerësuar se me këtë nivel të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve janë duke u arritur efekte të kënaqshme.

“Sipas të dhënave komparative statistikore, vendi ynë në raport me ata që janë infektuar deri tani, të vdekurit dhe ata që janë testuar deri tani, nuk është nën nivelin e vendeve anëtare të BE-së, e në disa prej këtyre indikatorëve statistikorë është edhe më përpara në kuptimin pozitiv sesa vendet e rajonit tonë, theksoi Pendarovski.

Filipçe gjithashtu deklaroi sot se kapaciteti për testimin e qytetarëve për koronavirus në ditët në vijim do të rritet për gati dy të tretat, duke pasur parasysh mundësinë plotësuese për testim në spitalet private, donacionet dhe punën e ekipeve të lëvizshme.

Numri i përgjithshëm i testeve të bëra në vend që nga fillimi i pandemisë, potencoi, deri më tani është 3.518 dhe i kumtojmë rezultatet e absolutisht të gjithëve të cilët janë përfshirë në rrjetin e testimit, dhe kontrollimin e tyre e bëjnë epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik.

Në pritje të përhapjes së mëtutjeshme të epidemisë në vend, kulmi i së cilës pritet nga fundi i prillit, Ministria e Shëndetësi pasi llogari donatore për mbledhjen e ndihmës së drejtpërdrejtë financiare në donacoione në para për blerjen e mallrave dhe shërbimeve që janë të nevojshme për mbrojtjen e popullsisë nga koronavirusi.

Të fundit