28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Numri i të infektuarve në botë e tejkaloi njëmilionëshin, vendi e vendosi në funksion edhe spitalin mobil

Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri në botë e ka tejkaluar njëmilionëshin. Shumica e rasteve janë në SHBA, Itali dhe Spanjë. Në vend dje janë regjistruar 30 raste të reja, me ç’rast numri i të infektuarve është 384 persona. Autoritetet po e presin kulmin nga fundi i muajit prill, ndërsa përkundër masave të marra tashmë, prej javës së ardhshme në funksion të plotë do të vendoset edhe spitali mobil që do ta dyfishojë kapacitetin e klinikës së Sëmundjeve Infektive.

“Sinqerisht shpresoj se nuk do të nevojitet. Tani për tani diçka mbi 50 për qind është plotësuar kapaciteti i Klinikës”, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili e vizitoi lokacionin në të cilin është i vendosur spitali së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov,

Filipçe beson se do të kemi kurbë të pranimit të pacientëve të rinj, e cila praktikisht do të jetë e amortizuar nga Klinika për sëmundje infektive.

Në spitalin mobil do të ketë 130 shtretër, ndërsa sipas ministrit, lokacioni është i mirë sepse këtu është edhe qendra e ekspertizës, gjegjësisht specialistët e mjekësisë infektive, infermierët dhe ekipi rezervë nga klinikat e tjera.

Sipas zëvendëskryeministres Shekerinska, nuk është tepër vonë për vendosjen e spitalit mobil sepse do të ishte e papërgjegjshme që spitali të aktivizohej pesë javë më parë dhe të qëndron pa asnjë pacient.

“Spitali duhet të jetë këtu kur kapaciteti i Spitalit Infektiv është i mbushur. Nëse sot do të kishte pacientë që nuk mund të pranohen, unë do të tregoja se dikush ka mbetur vonë. Por ne jemi të gatshëm paraprakisht për nevojën e mundshme nga rritja e kapacitetit”, tha dje Shekerinska në deklaratë për mediat.

Nga ana tjetër, në vend paralajmërohen edhe donacione nga vendet evropiane, Holanda tashmë paralajmëroi dy mijë teste dhe kabinet për diagnostikimin e Kovid-19 me të cilin duhet të dyfishohet kapaciteti i laboratorit aktual në Institutin e Shëndetit Publik.

Vendit i është miratuar gjithashtu qasje në Fondin Evropian të Solidaritetit, që do të thotë se do të marrë pjesë në procedura të përbashkëta të blerjes së materialeve dhe nevojave për institucionet shëndetësore.

Janë bërë edhe 4.177 testime që në krahasim me rajonin e vendosin vendin në një situatë të favorshme, gjegjësisht në grupin e vendeve me numrin më të madh të testimeve për një milion banorë. Para nesh, është vetëm Sllovenia.

“Nga numri i përgjithshëm i vendeve në botë, ne jemi mes 30-40 të parëve që mendoj se është rezultat i shkëlqyer dhe dua të potencoj se nuk bëhet fjalë për numër të testeve, por qasje të plotë ndaj identifikimit të pacientëve, kontakteve të tyre, klasteret e të sëmurëve”, theksoi ministri Filipçe në pres konferencën e djeshme të rregullt në qeveri.

Shpjegoi se ata të cilët kanë bërë test për antitrupa, duhet ta bëjnë edhe testin për praninë e virusit sepse testet e antitrupave ngritin dyshime se ndokush është bartës i virusit.

“Testet e antitrupave ngritin dyshime se ndokush është bartës i virusit dhe prandaj tek të gjithë të cilët i bëjnë ato teste, duhet patjetër të bëhet testi për praninë e virusit”, tha Filipçe.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive janë hospitalizuar 64 pacientë. Në 24 orët e fundit janë pranuar gjashtë pacientë të rinj. Tetë prej tyre janë me pasqyrë më të rënde klinike, ndërsa disa pacientë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ata do të testohen në ditët në vijim në mënyrë që të analizohen gjendjet dhe nëse janë negativë në dy testime atëherë do të lëshohen. ls/shk/

Të fundit