25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Nuredini:Investimi në Kodrën e Diellit është strategjik

  • Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini,

    takimin e sotëm me përfaqësues të mediumeve, prezantoi aktivitetet
    programore dhe projektet kapitale infrastrukturore tri fusha të
    rëndësishme të mjedisit jetësor menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i
    ujërave dhe menaxhimpi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura, zbatimi i
    suksesshëm i të cilave është kyç për integrimin tonë evropian.Në këtë
    brifing, ministri Nuredini informoi edhe për projektin strategjik
    investues për ndërtimin e qendrës së skijimit, Kodra e Diellit për të cilën
    koordinatore e projektit është Ministris e Mjedisit Jetësor dhe
    Planifikimit Hapësinor, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një investim
    strategjik që ofron jo vetëm përfitim vendor por edhe kombëtar dhe
    rajonal.“Qëllimi ishte mbrojtja e vlerave natyrore, por edhe mundësimi i
    zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimi i qendrës së skijimit në atë
    evropian, sipas mundësive natyrore që ofron. Ne tërhoqëm interesin e
    një kompanie më të mirë dhe të njohur evropiane nga Tiroli i Jugut,
    TehnoAlpin, e cila është një+udhëheqëse+botërore+në prodhimin dhe
    instalimin e sistemeve të borës artificiale, një ekspert i njohur në
    projektimin e fushave+dhe zonave të skijimit, me përvojë 30 vjeçare+dhe
    16 filiale. Kompania ka bërë hulumtime dhe ka paraqitur një ofertë
    serioze, të cilën në seancën e fundit Qeveria e maqedonisw sw veriut e
    ka pranuar si investim strategjik”, tha Nuredini, duke bërë të ditur se
    vetë kompania planifikon të prezantojë planin e menaxhimit, sipas të
    cilit do të investohet në infrastruktur;+- parkingje, ambiente akomodimi,
    rinovimi dhe+vendosja e dy ski-ashensorëve+dhe pistave të reja të
    skijimit+dhe+vendosja e+makinerive artificiale për prodhimin e borës, të
    cilat do të zgjasin sezonin e skijimit dhe nuk do të varen nga kushtet
    atmosferike në 6 faza investimi.Investimi duhet të realizohet duke filluar
    nga viti 2023.TV KOHA

Të fundit