19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Objektet dhe oborri i SPB-së në Tetovë me shtigje të veçanta për personat me handikep

Kanë përfunduar aktivitetet ndërtimore në oborrin e policisë së Tetovës për përmirësimin e qasjes deri te tre ndërtesat e këtij institucioni për personat me handikap. Njëherit është finalizuar edhe rregullimi hortikulturor, vendosjen e stoleve dhe tabelave të reja.

“Në oborrin e SPT Tetovë është realizuar plani i shefit Amir Dalipit që të formësohen shtigje të veçanta për lëvizje të papenguar të personave me handikap dhe qasjen e tyre më të lehtë deri te shërbimet për lëshimin e dokumenteve persona. Janë vendosur edhe salla për pritje, ku qytetarët do të mund të plotësojnë formularë dhe të strehohen nga dielli apo shiu si dhe stole të reja për t’u ulur”, informojnë nga SPB Tetovë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë potencojnë se edhe në të ardhmen do të punohet në përmirësimin e kushteve të përgjithshme për punë dhe për ofrim të shërbimeve për qytetarët.

Të fundit