19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBRM-PDUKM: Zgjedhjet e shpejta nuk do ta shpëtojnë Zaevin nga humbja

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media thotë se zgjedhjet e shpejta nuk do ta shpëtojnë LSDM-në dhe Zoran Zaevin nga humbja.

Sipas kësaj partie, Zoran Zaev është politikani i vetëm në botë që e ofendon popullin e vet.

“Zaev tregton me identitetin maqedonase dhe nuk e ka dert as emrin, as historinë, as gjuhën e as kulturën. Maqedonia për të është treg për pasurim. Zaev duhet publikisht të kërkojë falje për ofendimet e rënda dhe sharjet ndaj popullit. Zaev nga Maqedonia ka bërë regjim hibrid”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se LSDM do të dënohet nga populli në zgjedhje, kurdo të mbahen ato./Telegrafi/

Të fundit