20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH e quan coronavirusin ‘armikun publik numër 1’, tashmë virusi ka një emër të ri zyrtar

Coronavirusi i ri tani e tutje njihet si COVID-19, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Agjensia e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për pasoja drastike nëse arrin kombe të papërgatitur. Më shumë se 1.000 njerëz deri më tani kanë humbur jetën e tyre nga coronavirusi i ri, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO), transmeton Telegrafi.
Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus i bëri thirrje botës të veprojë dhe paralajmëroi se “një virus është më i fuqishëm në krijimin e trazirave politike, ekonomike dhe socialiste sesa çdo sulm terrorist”.

“Nëse bota nuk dëshiron të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun publik numër një, nuk mendoj se do të mësojmë nga mësimet tona”, tha ai. “Është armiku numër një për tërë botën dhe për tërë njerëzimin”.

Virusi tashmë ka paralizuar ekonominë e Kinës pasi shumë kompani të mëdha u kërkuan punonjësve të tyre të qëndrojnë në shtëpi për të frenuar përhapjen e sëmundjes.

Ndërkohë, 39 raporte shtesë janë raportuar në anijen e lundrimit të Diamond Princess.

COVID-19

Shefi i OBSH-së njoftoi gjithashtu një emër të ri zyrtar për sëmundjen, duke thënë se agjensia e ka quajtur COVID-19.
“CO” qëndron për “corona”, “VI” qëndron për “virus”, “D” për sëmundje dhe “19” për vitin 2019, pasi virusi u konfirmua për herë të parë zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar, sipas Ghebreyesus.

Agjensia e Shëndetit të KB-së me qëllim shmangte emrat që mund të lidhen me një rajon gjeografik, një kafshë ose një grup njerëzish, tha ai. /Telegrafi/

Të fundit