25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH: Lloji i ri i koronavirusit në tetë vende evropiane

Lloji i ri i koronavirusit veçmë është zbuluar në tetë vende evropiane, ka deklaruar drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, njofton Portalb.

Lloji i ri i koronavirusit veçmë është zbuluar në tetë vende evropiane, ka deklaruar drejtori rajonal i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.

“Tetë vende në rajonin evropian të OBSH-së e kanë identifikuar variantin e ri të Kovid-19, të quajtur VOC-202012/01”, ka shkruar Kluge në Twitter.

Sipas tij, lloji i ri i virusit përhapet te popullata e re, për dallim nga variantet e kaluara.

Kluge ka ftuar në kujdes derisa zbatohen hetimet dhe efektet e saja si dhe forcimin e masave ekzistuese mbrojtëse siç është distanca fizike dhe mbajtja e maskave mbrojtëse.

Lloji i ri i virusit është regjistruar në Britani të Madhe më 14 dhjetor.

Të fundit