24/04/2024
10.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

OBSH: Testoni, testoni, testoni

Drejtori i Organizatës Botërore e Shëndetësisë, Tedros Ad’hanom Gebrejesus mbrëmë deklaroi duhet të testohet çdo rast i dyshuar i Kovid-19.

“Kemi porosi të thjeshtë për gjitha vendet: testoni, testoni, testoni”, theksoi Gebrejesus.

Ai theksoi se të gjitha shtetet duhet të kenë qasje gjithëpërfshirëse në luftën kundër koronavirusit të ri, me këtë rast duke potencuar se “ndërprerja e zinxhirit të transmetimit” është mënyra më efikase që të parandalohet infektimi dhe të shpëtohen jetë.

“Ndërsa, që ta bëni këtë duhet t’i testoni dhe t’i izoloni (njerëzit). Kundër zjarrit nuk mundeni të luftoni me sy të mbyllur dhe nuk mund ta ndaloni këtë epidemi, nëse nuk e dimë kush është i infektuar”, theksoi Gebrejesus.

Ai gjithashtu theksoi se masat për distancim social mund të ndihmojnë në uljen e transmetimit të virusit dhe t’u mundësojnë sistemeve shëndetësore të përballen me pandeminë, derisa larja e duarve dhe teshtima në këndin e bërrylit mund ta ulin rrezikun nga sëmundja, por masat vetvetiu nuk janë të mjaftueshme që të çrrënjoset epidemia.

Gebrejesus përkujtoi se OBSH-ja ka dërguar pothuajse 1,5 milionë teste në 120 shtete.

OBSH këshillon që të gjitha rastet e konfirmuara të izolohen në institucionet shëndetësore me qëllim të parandalohet transmetimi i sëmundjes dhe të sigurohen masa adekuate

Ai vlerësoi se ditët, javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë test i vendosmërisë sonë, test për besimin tonë në shkencë dhe test i solidaritetit.

“Të gjithë bashkërisht jemi në këtë: Dhe vetëm së bashku mund t’ia dalim. Ashtu që rregulli i lojës është: bashkërisht”, theksoi drejtori i OBSH-së. ar/

Të fundit