Oda e Avokatëve organizon nesër ditë të hapur për qytetarët - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Oda e Avokatëve organizon nesër ditë të hapur për qytetarët

Me rastin e shënimit të Ditës Evropiane të Drejtësisë, Oda e Avokatëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër në Gjykatën e Apelit Shkup nga ora 10.000 e deri në 14.00, organizon ditë të hapur, me ç’rast qytetarët në takimet me avokatët do të mund të informohen për të drejtat e tyre themelore në më shumë fusha.

“Dita Evropiane e Drejtësisë – 25 Tetori, çdo vit shënohet në të gjitha shtetet në Evropë. Qëllimi i shënimit të saj është që drejtësia të afrohet te qytetarët dhe ata të njihen me zbatimin e saj. Synimi për shënimin e Ditës Evropiane të Drejtësisë është që qytetarëve të Evropës t’u mundësohet nga afër të njihen me të drejtat e tyre themelore në më shumë fusha si e drejtë familjare, të drejtës së pronësisë, trashëgimisë, të drejtës së dakorduar, të drejtës autoriale dhe të ngjashme”, theksohet në kumtesën e Odës së Avokatëve.

Nisma për shënimin e kësaj dite vjen nga Komisioni Evropian dhe nga Këshilli i Evropës të cilat e mbështesin organizimin e aktiviteteve në të gjitha shtetet evropiane. Kjo ditë veçanërisht shënohet me organizimin e ditëve të hapura në gjykata, takime me avokatë, dhënien e informatave dhe këshillave qytetarëve, simulime të gjykimit, organizim të konferencave lokale dhe të ngjashme.

Related posts

Digjen katër kamionë në Butel të Shkupit

Televizioni Koha

Fillon gjykimi për “Aleancën ndërkombëtare” të Bojan Jovanovski – Boki 13

Televizioni Koha

Pendarovski: Këshilli për Siguri të enjten do të vendosë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Televizioni Koha

Leave a Comment