23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Oda e kontabilistëve kërkon shtyrje të afatit për parashtrim të llogarisë vjetore dhe bilancit tatimor

(MIA) – Oda e kontabilistëve të Maqedonisë këtë javë i dërgoi shkresë Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) për shtyrje të afatit për parashtrim të llogarisë vjetore dhe bilancit tatimor (BT) për vitin 2020, për shkak të formularit të publikuar vonë për BT nga ana e Ministrisë së financave, kumtuan në konferencën e sotme për shtyp nga Oda.

Më pas, siç shtuan, nga DAP-i morën njoftim se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë për shtyrje të afatit dhe se gjendja po ndiqet në mënyrë që të mos shkaktohen probleme nga parashtrimi i vonshëm.

Oda kërkoi nga DAP-i shtyrje të afatit të fundit për parashtrim të raporteve Bilanci tatimor, Bilanci tatimor për të ardhura të përgjithshme, Bilanci tatimor vjetor – DLD BT dhe Bilanci i të ardhurave – B dhe shtyrje të afatit të fundit për parashtrim të llogarisë vjetore në Regjistrin qendror deri më 31 mars pa dallim të mënyrës në të cilën është parashtruar llogaria vjetore, në mënyrë elektronike apo me shkrim.

Për momentin, afati për parashtrim është deri më 15 mars nëse llogaria përfundimtare parashtrohet në mënyrë elektronike dhe 29 shkurt nëse parashtrohet me shkrim.

Bllagoja Grozdanov, anëtar i Këshillit drejtues të Odës së kontabilistëve theksoi se për krahasim në vendet fqinje. Bullgari dhe Serbi, raportet parashtrohen deri më 30 qershor, në Kroaci deri më 30 prill, në Gjermani deri më 31 mars për entitetet e mesme dhe të mëdha dhe 30 qershor për ndërmarrjet e vogla dhe mikro, ndërsa Francë dhe Suedi deri më 31 korrik.

Ai shtoi se në bashkëpunim me institucionet kompetente nevojitet që edhe në të ardhmen të shqyrtohet shtyrja ligjore e afatit të fundit për parashtrim të llogarive vjetore.

Siç theksoi Aleksandra Andreeva, anëtare e KD të Odës së kontabilistëve, është e domosdoshëm rregullimi i tërë sistemit tatimor me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në punë.

Shtoi se në kohën e digjitalizimit, punët mund të funksionojnë në mënyrë të përkryer, ndërkaq, mosharmonizimi i këtillë, siç tha, sjell paqartësi në punën dhe likuiditetin e kompanive për çka Ministria e Financave do të duhej të investojë sistem bashkëkohor me të cilin do të tejkalohen këto gjendje. ab/

Të fundit