29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Oda e Mjekëve: Të respektohen masat, veçanërisht për ndalesën për grumbullimin në grupe

Luten qytetarët që pa nevojë të madhe të mos i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe të mos grumbullohen dhe grupohen. Respektimi i masave në masë të madhe do të kontribuojë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit, qëndron në thirrjen të cilën sot e dërgoi Oda e Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me qëllim që të ruhen kapacitetet në shëndetësi, theksojnë, mbështetje të madhe për punonjësit shëndetësorë të menaxhojnë me pandeminë është që të gjitha institucionet, shoqatat dhe qytetarët t’i respektojnë masat dhe udhëzimet për mbrojtje të shëndetit të tyre. Për këtë, thirrje të veçantë Oda dërgon për ata të cilët ende nuk e kanë kuptuar seriozitetin e situatës në të cilën gjendemi të gjithë.

“Duke i pasur parasysh rekomandimet dhe përfundimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për virusin korona, si dhe faktin se në territorin e shtetit tonë ende numri i të sëmurëve nga virusi korona nuk bie me dinamikën e pritur, Oda e Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut iu bën thirrje të gjitha institucioneve, shoqatave dhe qytetarëve, që maksimalisht t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për uljen e rrezikut nga përhapja e virusit korona dhe masave për mbrojtje dhe parandalim nga Kovid-19. Veçanërisht të respektohet masa me të cilën ndalohet grumbullimi në grup i më shumë se dy personave, në parqe dhe vende dhe hapësira të tjera publike”, bëri të ditur Oda e Mjekëve.

Masat, potencojnë, duhet të respektohen, sepse prej saj varet se si dhe kur do të menaxhojmë me këtë sfidë.

“Për këtë nevojitet që të tregohet niveli më i lartë i vetëdijes, solidaritetit dhe përgjegjësisë së përbashkët, se dimë dhe mund të ballafaqohemi edhe me këtë sfidë të madhe me të cilën përballet e gjithë bota. Oda edhe një herë bën thirrje, se duhet shumë seriozisht t’i kuptojmë dhe respektojmë masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse ashtu e mbrojmë shëndetin kolektiv”, qëndron në kumtesë. fc/

Të fundit