25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Oda Ekonomike e Maqedonisë propozon mënyrë për ta bërë më të lehtë për kompanitë të furnizohen me maska mbrojtëse

Oda Ekonomike e Maqedonisë u bën thirrje kompanive që prodhojnë maska ​​mbrojtëse që deri tek ajo të sigurojnë informacione themelore në lidhje me shitjet e tyre, çmimet, sasitë, periudhën dhe mënyrën e dorëzimit. Oda do t’i vendos këto informacione falas në vend të përshtatshëm në faqen e saj të internetit për të bërë më të lehtë përmbushjen e ofertës dhe kërkesës për maska ​​mbrojtëse në tregun e brendshëm.

Kompanitë që duan të furnizohen dhe ofrojnë falas maska ​​mbrojtëse për punonjësit e tyre, thekson Oda, do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë më lehtë. Kështu, kompanitë do të punojnë, ndërsa punëtorët do të mbrohen më mirë.

“Ekspertët nga fusha e mjekësisë thonë se përdorimi i maskave mbrojtëse zvogëlon ndjeshëm rrezikun e transmetimit të koronavirusit. Vendosja e maskave mbrojtëse rekomandohet ose bëhet e detyrueshme për situata të caktuara në jetën e përditshme. Në fakt, siç qëndrojnë gjërat, procesi i një lloj normalizimi të ekonomisë në vend me siguri përfshin edhe përdorimin e maskave mbrojtëse. Në rrethana të tilla, bëhet shumë e rëndësishme të sigurohet mundësia për furnizim në kohë dhe të lehtë të të maskave mbrojtëse për kompanitë që duan të furnizohen me maska ​​mbrojtëse për punëtorët e tyre”, kumton Oda Ekonomike e Maqedonisë. bs/

Të fundit