29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ohër – Tregtarët duan të punojnë edhe të dielave

Bizneset në Ohër ankohen se dyqanet e tyre do të qëndrojnë të mbyllura gjatë festave të ardhshme, kur pritet që një numër i madh turistësh ta vizitojnë qytetin, shkruan Alsat.

Pronarët e lokaleve të Ohrit kërkojnë të përjashtohen nga ligji për të dielën – ditë jo pune.

“Nuk jemi gjunjëzuar, por jemi të shtrirë në dysheme. Nuk mund të shlyejnë dot as rrogat, nuk mund të paguajmë qiratë prandaj kërkojmë nga institucionet shtetërore të na japin pak infuzion, të na lejojnë të punojmë të paktën për festa. Tani dita e parë e majit është një fundjavë e zgjatur, është fatkeqësi të mos punosh, apo për Pashkë. Pas 30 vitesh, po mendoj ta mbyll lokalin, para se të fillojë sezoni. Jemi shumë të rraskapitur”, tha Sonja Josifovska-pronare dyqani.

“Një numër i madh turistësh ikin në destinacione të tjera. Më 22 shkurt kemi dorëzuar një kërkesë në komunë, në kuvend dhe në të gjithë faktorët përkatës. Ka vullnet për ta zgjidhur problemin”, u shpreh Maja Bakalova, kryetare e Shoqatës së Esnafësve të Çarshisë së Ohrit.

Pronarët e dyqaneve thonë se edhe pas më shumë se dy muajsh, pasi kanë dërguar kërkesë në të gjitha institucionet kompetente dhe partitë politike në Kuvend, që qendrat turistike të përjashtohen nga ligji për të dielën, ditë jopune, nuk kanë marrë pergjigje.

“Komentet e turistëve, të cilët na vizitojnë të shtunën, pyesin si do ta kalojnë të dielën. Ata nuk mund të rrinë në restorante gjatë gjithë ditës”, theksoi Sonja Josifovska-pronare dyqani.

E njëjta situatë është edhe në Strugë, ku dyqanxhinjtë hasin me të njëjtin problem. / Alsat.mk

Të fundit