19/05/2022
12.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

OJQ-të kërkojnë nga Qeveria e Maqedonisë që të rishqyrtojë vendimin për uljen e mbështetjes financiare

Organizatat qytetare, rrjetet dhe platformat në reagimin e përbashkët i bëjnë thirrje qeverisë të rishqyrtojë dhe ndryshojë vendimin e saj për të ulur në mënyrë drastike mbështetjen financiare për OJQ-të, të publikuar në Gazetën Zyrtare më 9 prill 2020.

Sipas 73 organizatave që qëndrojnë pas kërkesës, vendimi për të zvogëluar mbështetjen financiare ishte marrë në një proces jo transparent, pa u konsultuar me palët e interesuara dhe publikun e gjerë.

“Kjo flet për qëndrimin e parimeve të qeverisë ndaj shoqërisë civile në këtë kohë krize”, thuhet në deklaratë.

Nga atje shtojnë se që nga fillimi i epidemisë, OJQ-të janë mobilizuar shumë shpejt dhe me efikasitet dhe kanë ofruar ndihmë për qytetarët e prekur.

Të fundit