18/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Oksfam për shkak të problemeve financiare e ndërpret punën në 18 vende

Oksfam”, një nga organizatat udhëheqëse botërore për dhënien e ndihmës, do ta zvogëlojë punën e vet për shkak të resurseve të kufizuara financiare. Kjo përfshin edhe ndërprerje të tërësishme të aktiviteteve të saj në 18 vende dhe mbylljen e 1.450 vendeve të punës.

Organizata, e cila në këtë moment punon në 66 vende dhe puna e së cilës globale është e koordinuar përmes 20 filialeve në botë, përmes kumtesës informoi për ndryshimet e shkaktuara nga pandemia me Kovid-19.

Vendet të cilat i braktis “Oksfam” janë Afganistani, Egjipti, Ruanda, Sudani dhe Tanzania.

Pas ndryshimeve, organizata fizikisht do të jetë e pranishme në 48 vende. bsh/

Të fundit