19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Oksford: Vlerësimi i vaksinës kundër Kovid-19 deri në fund të vitit

Fillimi i procesit të vlerësimit të vaksinës eksperimentale kundër Kovid-19 e përpunuar nga Universiteti i Oksfordit dhe ndërmarrja “AstraZeneka”, mund të kërkohet nga autoritetet kompetente deri në fund të vitit, nëse shkencëtarët mund të mbledhin të dhëna të mjaftueshme.

Liderët e ekipit të Universitetit të Oksfordit që punojnë në zhvillimin e vaksinës, Endru Polard, për radion “Bi-Bi-Si” deklaruan se kërkesa për leje për vaksinën gjatë këtij viti do të jetë i mundur nëse rritet numri i rasteve të mbuluara me prova klinike, transmetojnë mediat britanike.

“Në kushte të tilla, shkencëtarët do të kenë të dhëna të mjaftueshme për të dalë para autoriteteve, pas të cilave do të pasojë edhe procesi i vlerësimit”, tha Polard. ls/fab

Të fundit