29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Onlajn mësimdhënia ka avantazhe, por studentëve u mungon ndërveprimi gjatë ligjëratave

Dy muaj më parë, qeveria miratoi urdhëresën për të ndërprerë procesin arsimor për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Që atëherë, mësimdhënia është duke u realizuar përmes mësimit në distancë, përkatësisht përmes onlajn platformave. Me njoftimin e kësaj mase, ishte e qartë se periudha në vijim do të jetë sfidë për të gjithë të përfshirët në procesin arsimor. Studentët, me të cilët kontaktoi Meta, thonë se megjithëse onlajn mësimi ka avantazhe, atyre megjithatë iu mungon ndërveprimi gjatë ligjëratave dhe shoqërimi gjatë pauzave.

Për studenten e drejtësisë Katerina Ivanova, nga Fakulteti juridik i “Justiniani I”, situata me onlajn mësimin paraqet një tronditje, thotë ajo, për të dëgjuar profesorët e saj ndërsa ende është me pizhame, e njashtu nuk kanë kontakte ballë për ballë me kolegët. “Përkundër këtyre situatave të pazakonta, mësimi zhvillohet rregullisht, me pothuajse të njëjtën cilësi si më parë, natyrisht sa mund të jetë e mundur kjo. Pjesa teorike e materialit mbulohet pa probleme, por ka humbur diskutimi që shpesh kemi gjaë ligjëratave, ndërsa për mendimin tim kjo është veçanërisht e rëndësishme në një profesion si drejtësia”, tha Katerina Ivanova për Metën.

Ajo është gjithashtu kryetare e Komisionit për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të grupeve të margjinalizuara në Parlamentin studentore të universitetit të UKIM dhe e theksoi problemin e mungesës së pajisjeve dhe lidhjes në internet me të cilën përballen një numër i madh i kolegëve të saj.

“Kjo situatë nuk është ‘tepër tragjike “për mua, do të thosha unë, por për fat të keq nuk është kështu me të gjithë studentët. Nëse duam arsim cilësor, ai duhet të jetë i arritshëm dhe në dispozicion për secilin që ka dëshirë për shkencë. Problemi i të paktën një prej kolegëve tanë është një problem i zakonshëm dhe është vërtet koha që ta shohim si të tillë ”, tha Ivanova.

Studenti i Gazetarisë nga Fakulteti i grejtësisë, Georgi Bozhinovski thotë se megjithëse cilësia e leksioneve varet nga profesori, zhgënjyese është mungesa e interesit të disa individëve në përgjithësi për të caktuar ligjëratë.

“Ne kemi situata në të cilat ato plotësojnë nevojat tona dhe përshtaten me situatën, por ka edhe nga ata të cilët vetëm dërgojnë materiale dhe ne do të dëgjojmë diçka prej tyre përsëri në qershor. Në përgjithësi, të paktën në Fakultetin e drejtësisë, besoj se ka vend për onlajn mësimdhënie cilësore, por për ta realizuar atë plotësisht duhet të fillohet duke rregulluar profesorët, për të instaluar sistem që do të parandalojë mundësinë e manipulimit të ligjëratave të tyre dhe shmangies së studentëve për javë të tëra”, tha Bozhinovski.

Goran Spireski, student në Fakultetin ekonomik në UKIM / Foto: Arkivi personal

Goran Spireski, student në Fakultetin ekonomik, thotë se edhe te ata, mësimi i përgjithshëm është në nivel të kënaqshëm. Në këto kushte, si profesorët ashtu edhe studentët po përpiqen së bashku për të përfituar sa më shumë nga ligjëratat, por siç thotë ai, ndërveprimi njerëzor mungon.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me mësimin tim, përveç që deri më tani nuk kemi pasur kolokvium dhe për provimin përfundimtar do të ketë më tepër material. Unë jam padyshim kundër onlajn provimeve, sepse mendoj se do të jetë shumë më e vështirë dhe më pak cilësore. Kur jep provim prej në shtëpi ka një presion plotësues, të paktën për mua,. Unë nuk do të jem aq i përqendruar dhe i fokusuar sikurse në fakultet”, thotë Spireski.

Megjithëse profesorët i kanë informuar për provimet e mundshme në muajin qershor, ende nuk dihet se cili do të jetë formati i realizimit të tyre, shtoi ai.

Në bisedë me studentët, krijohet përshtypja se mendimi i tyre rreth onlajn mësimit është i ndarë. Disa prej tyre mendojnë se mësimdhënia në shtëpisë ka avantazhe si atmosferë e rehatshme dhe e qetë, më shumë kohë për veten e tyre dhe qasje e vazhdueshme në internet. Të tjerët demotivohen nga ligjëratat monotone që realizohen përmes kamerës, e në të cilat nuk kanë mundësi për diskutime dhe për të parashtruar më shumë pyetje.

Të fundit